Mevlan Adili gati për të veshur sërish fanellën e Vllaznisë!

Shkupjani Mevlan Adili do mbetet të luaj në Superligën shqiptare. Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Adili do të veshë sërish fanellën e Vllaznisë së Shkodrës, aty ku luajti për më shumë se dy vite e gjysmë, duke u bërë shumë shpejtë ndër futbollistët më të dashur në mesin e tifozëve shkodran. Adili pjesë e skuadrës së njohur shqiptare ishte nga janari i vitit 2020, deri gushtin e vitit 2022, kur u transferua në Rusi te skuadra e SKA Khabarovsk.

Aventura e tij në Rusi zgjati vetëm 5 muaj, për tu rikthyer sërish në Superligën shqiptare, mirëpo këtë herë te skuadra e Bylisit, për të cilën skuadër shënoi gol në një ndër ndeshjet më interesante të sezonit, kundër Tiranës, mirëpo që nuk e ndihmoi dot skuadrën ballshiote për të mbijetuar në mesin e më të mirëve në futbollin shqiptarë.

Ky fakt, bëri që presidenti i Bylisit të lë të lirë plotë 12 futbollistë, në mesin e të cilëve edhe Adilin, që si duket do të vazhdoj të luaj në Superligën e Shqipërisë, aty ku numëron gjithsej 97 ndeshje.

Kujtojmë, Adili në futbollin tonë vendor kishte luajtur me dy skuadrat më të mira shqiptare, FC Shkupin dhe Shkëndijën, ndërsa gjithashtu kishte bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Rumani me UTA Arad si dhe në Lituani, ku kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Zhalgiris. (infOSport.mk)

Leave a Reply