EKSKLUZIVE, kërçovari Valton Zenku në prova te skuadra italiane e Pescara!

Valton Zenku është një talent shumë i madh, i cili pritet të shpërthejë së shpejti edhe në skenën ndërkombëtare. Falë cilësive të larta që posedon, i njëjti tashmë ka marrë ftesë për të provuar veten edhe te skuadra e njohur italiane e Pescara.

Valton Zenku i lindur me 16 janar të vitit 2010, është ndërtuar si futbollistë pikërisht në Itali, duke luajtur me skuadrën e Fucense Trasacco.

Infosport.mk posedon edhe ftesën e klubit italian, Pescara, që i ka bërë talentit kërçovar, ndërsa i njëjti është nën udhëheqjen e menaxherit të mirënjohur nga qyteti i Kërçovës, Luan Dauti.

I njëji tashmë ka marrë përsipër karrierën e këtij talenti, për të cilin interesohen edhe shumë skuadra tjera.

Ai fillimisht me datë 8 janar do të provohet te Pescara, ndërsa bashkë me Luan Dautin me datë 19 janar i njëjti do të provohet edhe nga skuadra e Frosinones.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës në karrierën futbollistike të 15-vjeçarit, para të cilit, pa dyshim se është një e ardhme e ndritur. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply