Super Erkan Shabani shkëlqen me “hat-trik” ndaj Zhelezarecit

Sot në kuadër të javës së 21-të në elitën e futsalit vendor u zhvillua ndeshja e parë, ku mejdanin në Shkup ndanë Zhelezareci dhe Juventus Serava, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje tipike kampionale, në të cilën shpërtheu talenti i “bardhezinjëve”, Erkan Shabani, duke shënuar tre gola në barazimin 4:4 të skuadrës së tij.

Ndryshe golin e parë për Juventus Seravën në këtë ndeshje e realizoi kapiteni, Eljesa Neziri, që më pas në skenë të dalë Erkan Shabani me një gol të shënuar gjatë pjesës së parë, e cila u mbyll me rezultatin 2:1 në favor të skuadrës nga Serava, teksa dy golat e tjerë talenti “bardhezi” i shënoi gjatë pjesës së dytë, kur në dy raste arrinte që të barazonte rezultatin, fillimisht në 3:3 dhe më pas në 4:4, që në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi, transmeton “infOSport.mk”.

Ky barazim i Juventus Seravës fiton në peshë, duke pasur parasysh se kjo skuadër thuajse gjithë ndeshjen e zhvilloi me 5-shen e njëjtë, duke pasur parasysh se në bankinë kishte vetëm një futbollist rezervë.

Leave a Reply