Nuk ka futboll në Çair! Shtyhet ndeshja ndaj Pelisterit, 15 futbollistë të skuadrës mysafire të helmuar!

Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Pelisterit e vlefshme për javën e 26-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë me shumë gjasa nuk do të zhvillohet. Edhe pse e njëjta ishte paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 16:00, ashtu siç raportojnë mediat sportive në gjuhën maqedonase për shkak të  helmimit të rreth 15 futbollistëve të Pelisterit, kjo ndeshje do të shtyhet.

Helmimi i futbollistëve të Pelisterit kishte ndodhur në një nga restoranet e qytetit të Velesit, aty ku skuadra ishte ndalur për të ngrënë hajen e mëngjesit para udhëtimit për në Shkup.

Për momentin të gjithë futbollistët ndodhen në spitalin e qytetit të Velesit, ku priten edhe raportet mjekësore.

Leave a Reply