Teteksi i bënë nderë Makedonija Gj.P, skuadra shkupjane merrë kryesimin

Sot në futbollin vendor në program ishin ndeshjet e javës së 20-të në kuadër të Ligës së Dytë Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Kjo javë solli edhe ndryshim në kreun e tabelës, pasi tashmë është Makedonija Gjorçe Petrovi që udhëheq vallen në konferencën e Perëndimit, kjo falë edhe disfatës së Gostivarit në transfertën ndaj Teteksit. Këta të fundit i bënë nder Makedonija Gjorçe Petrovit që në derbin lokal të Shkupit pa shumë probleme me rezultatin 0:3 mundën Lokomotivën.

Dy gola në këtë ndeshje shënoi Bobi Bozhinovski, teksa një gol tjetër për skuadrën nga Gjorçe Petrovi realizoi Martin Hristov.

Labunishta vazhdon serinë pozitive të rezultateve, ku tashmë në 14 ndeshje me rradhë nuk dinë për disfatë. Skuadra strugane sot si vendas me rezultatin 3:1 mundi EuroMilkun, Struga Trim Lum dhe Vëllazërimi në transfertë me rezultatin identik 0:1 mundën Novacin, gjegjësisht Zajazin, teksa Teteksi me rezultatin 2:0 kishte mundur liderin e deritanishëm, Gostivarin.

LDFM – Perëndim, Java XX

Labunishta 3 – 1 Euromilku
Lokomotiva 0 – 3 Makedonija Gj.P
Novaci 0 – 1 Struga Trim & Lum
Teteksi 2 – 0 KF Gostivari
Zajazi 0 – 1 Vëllazërimi

Leave a Reply