Isko shkëlqen në fitoren e Realit ndaj Malagas (VIDEO)

Skuadra e Realit të Madridit ka regjistruar fitoren e 20-të në La Liga, duke mundur Malagën me rezultatin 1:2 në ndeshjen e fundit të javës së 32-të, njofton “infOSport.mk”.

Isko realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 29-të, teksa në minutën e 63-të ai asistoi në golin e shënuar nga Kazemiro.

Diego Rolan në minutën e 93-të shënoi golin e vetëm për skuadrën andaluziane, që është ngulitur në pozitën e fundit me vetëm 17 pikë.

Në anën tjetër Reali me 67 pikë, plotë 15 më pak se Barcelona e vendit të parë mbetet në pozitën e tretë, duke ndjekur Atletiko Madridin që zë vendin e dytë me 71 pikë.

Atlético Madrid 3-0 Levante Goals | Match Highlights by footbie.com

Skuadra e trajnerit Diego Simeone sot në “Vanda Metropolitano” mundi  Levanten e Enis Bardhit dhe Armando Sadikut me rezultatin e pastërt 3:0, teksa në dy ndeshjet tjera Alaves si mysafir dhe Getafe si vendas shënuan fitore minimale përballë Eibar, gjegjësisht Espanjoll.

La Liga, Java XXXII

Eibar 0 – 1 Alaves
Atl. Madrid 3 – 0 Levante
 Getafe 1 – 0 Espanyol
Malaga 1 – 2 Real Madrid

Leave a Reply