Premierligë, e diela e kobshme për favoritët (VIDEO)

E diela në Premierligën angleze dhuroi vetëm dy ndeshje në kuadër të javës së 34-të, ku ndeshjet e tyre i zhvilluan dy skuadrat e mëdha, Arsenali dhe Mançester Junajtedi, njofton “infOSport.mk”. Që të dy këto skuadra pësuan disfata, duke zhgënjyer tifozët e tyre, të cilët nuk mund të jenë të kënaqur aspak nga ajo që treguan skuadrat e tyre në ndeshjet e sotme.

Arsenali në ndeshjen e parë të ditës, edhe përkundër faktit se ishte në avantazh në fund pësoi disfatë 2:1 nga Njukasëll Junajtedi në “Sent Xhejms Park”, duke rrezikuar tashmë edhe pozitën e 6-të, që siguron një vend për në ndeshjet e Liga Europa.

Njëjtë sikurse Arsenali, disfatë pësoi edhe Mançester Junajtedi, për më tepër “Djajtë e Kuq” u mundën në “Olld Traford”, edhe atë nga skuadra e fundit në tabelë, Uest Bromuiç Albion.

Manchester United vs West Brom (0-1) Highlights | Premier League 15.4.2018 by footbie.com

Lajm i mirë për tifozët e Junajted, është fakti se skuadra e tyre edhe përkundër disfatës mbetet në pozitën e dytë në renditje dhe se sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply