E thotë Gatuso, Donaruma mbetet te Milani

Xhanluixhi Donaruma shpeshherë është përfolur për një largim të mundshëm nga Milani. Tregu veror pritet të jetë shumë i nxehtë për portierin e talentuar  italian të Milanit, i cili flitet se do të largohet nga Milani për të vazhduar karrierën në ndonjë klub të njohur evropianë.

Megjithatë trajneri Gatuso ka qetësuar tifozët “rossonerë” me një deklaratë të lëshuar pas ndeshjes me Napolin, duke thënë se Donaruma nuk do të largohet nga “San Siro”.

“Xhixhio? Kush dreqin thotë qe me ardhjen e Reinas do të largohet? Xhixhio është i Milanit,”  ishin fjalët  e  trajnerit italian të Milanit.

Leave a Reply