LDFM – Perëndim, Java XXI: Vendasit të pamëshirshëm  

Java e 21-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim ka kaluar në shenjë të skuadrave vendase, të cilat dolën të jenë të pamëshirshme për skuadrat mysafire, njofton “infOSport.mk”. Në të gjitha 5 ndeshjet e zhvilluara gjatë ditës së sotme vendasit shënuan fitore, ku spikat fitorja e thellë e Vëllazërimit 5:0 ndaj Novacit, si dhe fitorja e Struga Trim Lum në derbin strugan ndaj Labunishtit.

Fitore pa shumë probleme sot arriti edhe Makedonija Gjorçe Petrovi që mundi Zajazin (3:1), teksa me përmbysje Gostivari dhe EuroMilku mundën Lokomotivën, gjegjësisht Teteksin.

Pas 21 xhirove lufta për kreun e tabelës vazhdon të jetë e zjarrtë me 4 skuadra që veçohen nga të tjerat, teksa më e qartë është fotografia sa u përket tre skuadrave të fundit në renditje.

LDFM – Perëndim, JAVA XXI

Euromilku 2 – 1 Teteksi
KF Gostivari 2 – 1 Lokomotiva
Makedonija Gj.P 3 – 1 Zajazi
Struga Trim & Lum 1 – 0 Labunishta
Vëllazërimi 5 – 0 Novaci

 

# LDFM-Perëndim Nd F B D G-av Pikë
1. Makedonija Gj.P 21 12 5 4 36:17 41
2. Vëllazërimi 21 12 4 5 34:20 40
3. KF Gostivari 21 12 4 5 32:20 40
4. Struga TL 21 11 6 4 31:18 39
5. Labunishta 21 9 8 4 25:15 35
6. EuroMilku 21 9 3 9 27:34 30
7. Teteksi 21 8 2 11 26:29 26
8. Lokomotiva 21 4 7 10 19:26 19
9. Zajazi 21 4 3 14 15:41 15
10. Novaci 21 2 2 17 20:45 7

Leave a Reply