Jeton Beqiri largohet nga Flamurtari i Vlorës

Pas dorëheqjes së shefit të stafit teknik të Flamurtarit të Vlorës, Shpëtim Duro, ekipin vlonjat e ka braktisur edhe ndihmës trajneri, Jeton Beqiri. Tekniku tetovar e ka parë të arsyeshme që në këtë moment ndarja me Flamurtatin është zgjidhja më e mirë për të dyja palët. Edhe pse pas largimit të Duros, drejtuesit e Flamurtarit, i ofruan ish trajnerit të Shkëndijës, që të vazhdonte punën si trajneri i parë, megjithatë duke konsideruar dhe duke vlerësuar respektin e drejtuesve, Beqiri ka vendosur largimin për shkak lidhjes së ngushtë që kishte me Shpëtim Duron.

Dy trajnerët njihen për bashkëpunimin e ngushtë mes tyre tani më një kohë, pasi bashkëpunuam në dy raste te Shkëndija e Tetovës, ndërsa gjatë këtij sezoni ishin bashkuar te Flamurtari.

Gjithsesi, Flamurtari nuk mbetet pa anëtar nga Maqedonia, pasi te kjo skuadër vazhdojnë të mbeten futbollistët si Pollozhani, Muaremi, Zuka, Useini e Siljanovski./InfOSport.mk

Leave a Reply