Ultrasit e Hajdukut rrahin fitbollistët e tyre

Një episod aspak i këndshëm, madje edhe shumë i rrezikshëm ka ndodhur dje pas përfundimit të derbit të përjetshëm në futbollin kroat, midis Hajduk Splitit dhe Dinamo Zagrebit, në të cilën ndeshje në fund fitores iu gëzuan futbollistët nga Maksimir me rezultatin 1:2.

Tifozët e Hajdukut kanë sulmuar futbollistët e skuadrës së tyre, përfshirë këtu eshe mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Hysen Memolla.

Një gjë e tillë kishte ndodhur në rrugët e qytetit, kur 5 tifozë të Hajdukut, fillimisht sulmuan verbalisht lojtarin Said Ahmed, i cili nuk bëri një paraqitje të mirë kundër Dinamos së Zagrebit.

Më pas, ultrasit e irrituar përdorën edhe duart duke goditur lojtarin e tyre, ndërsa për të mbrojtur shokun e skuadrës ndërhyri Marko Futacs, i cili mori disa goditje në kokë me shkelma nga ultrasit.

Gjatë përleshjes ishte edhe Hysen Memolla, Hamza Barry e Savvas Gentsoglou.

Klubi i Hajduk Split dënoi aktin e tifozëve duke iu kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin agresorët para ligjit.

Hysen Memolla nuk ishte prezent në fushë e as në stol për Hajduk Split gjatë ndeshjes kundër Dinamo Zagreb.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply