Formacionet zyrtare, Liverpull-Roma

Liverpulli dhe Roma sonte në “Enfilld Roud” do të zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian.

Roma e cila arriti të kualifikohej përballë Barcelonës me përmbysje, kërkon të befasojë edhe Liverpullin, i cili arriti të kalonte përballë kampionëve të Anglisë.

Të dy teknikët, si Jurgen Klop po ashtu edhe Di Françesko kanë hedhur në fushë formacionet më të mira të mundshme, duke qenë se nuk vuajnë nga mungesat, ashtu  që e gjithë kjo na bënë të besojmë se sonte do të jemi dëshmitarë të një super përballje në “Enfilld Roud”, e cila starton në ora 20:45.

FORMACIONET
LIVERPULL: Karius, Van Dijk, Lovren, Robertson, Alexander-Arnold, Milner, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Mané, Firmino, Salah
ROMA: Alison, Facio, Manolas, Huan Jezus, Florenci, De Rosi, Strotman, Kolarov, Under, Naingolan, Dzeko

Leave a Reply