Messi shënon, Deportivon në Ligë të dytë dërgon dhe Barcelonës titullin kampion i’a siguron (VIDEO)

Lionel Messi ka shkëlqyer sonte në ndeshjen e javës së 35-të kundër Deportivo La Korunjës në transfertë, duke shënuar “hat-trik” në fitoren 2:4, fitore me të cilën edhe zyrtarisht siguroi titullin e kampionit në La Liga, njofton “infOSport.mk”.

Është ky titulli i 25-të kampion për Barcelonën, skuadër kjo që rikthen në këtë mënyrë këtë titull në “Kamp Nou”, pasi vitin e kaluar ishte Reali i Madridit që ishte shpallur kampion. Ndryshe është ky titulli i dytë brenda këtij sezoni për Barcelonën, skuadër kjo që ditë më parë ngriti lartë edhe trofeun e Kupës, pas asaj fitore impresionuese 5:0 ndaj Seviljës.

Në anën tjetër Deportivo La Korunja sërish do të luaj në Ligën e Dytë, por nuk dihet nëse do të vazhdojë me trajnerin e njëjtë Klarens Sedorf, i cili në “Riazor” erdhi për të shpëtuar këtë skuadër nga La Liga, por që nuk i’a arriti.

Lionel Messi ishte figura qendrore edhe sonte, duke shënuar 3 gola dhe duke marrë kryesimin kur janë në pyetje golat e shënuar në të gjitha TOP5 ligat më të fuqishme europiane, pasi argjentinasi tashmë me gjithsej 32 gola ka tejkaluar Mohamed Sallahin e Liverpullit që ka 31 gola.

Përveç 3 golave të Messit, një gol tjetër për “katalunasit” realizoi edhe braziliani Filipe Kutinjo, teksa për Deportivon shënuan Lukas Perez dhe Emre Çollak.

Leave a Reply