Strumica e pafat për Shkëndijën në kampionat! Si do jetë në finale të Kupës

Qyteti i Strumicës, i cili për të dytin vit me rradhë do të jetë nikoqir i finales së madhe të Kupës së Maqedonisë, është treguar jo me fat për skuadrën finaliste të Shkëndijës, e cila në tre ndeshjet e saj kampionale të zhvilluar në këtë qytet gjatë këtij sezoni nuk ka arritur që të marrë asnjë fitore, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Qatip Osmanit ka regjistruar një barazim dhe dy disfata, përfshirë atë të fundit kundër Pobedës në stadiumin “Mladost”, aty ku me 23 maj Shkëndija do të përballet me Pelisterin. Një disfatë tjetër po në këtë stadium Shkëndija kishte pësuar edhe në ndeshjen e 25 tetorit të vitit të kaluar, kur në kuadër të javës së 12-të ishte mundur 3:2 nga Akademia Pandev, teksa ndaj të njëjtës skuadër me 25 prill të këtij viti kishte nxjerrë një barazim 2:2, megjithatë në stadiumin “Kukush” në Turnovë.

Mbetet të shihet se si do të kaloj Shkëndija në finalen e madhe ndaj Pelisterit, ndaj së cilës skuadër kërkon hakmarrje për atë disfatë të finales së vitit të kaluar, kur edhe pse ishte favorit absolut, në fund u mund në ruletin e penaltive.

Leave a Reply