Zidane e zbulon se cilën skuadër dëshiron të drejtojë sezonin e ardhshëm

Zinedine Zidane ka folur për të ardhmen e tij, duke pohuar se dëshiron të vazhdoj karrierën tek gjiganti spanjoll, Reali i Madridit.

Sipas francezit e ardhmja e tij nuk varet nëse do të fitonte ose jo Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Qëndrimi te Real Madridi nuk varet nga fitimi ose jo i Ligës së Kampionëve. Unë dua të vazhdoj në këtë klub”, – ka thënë fillimisht Zidane.

“Nuk e di nëse mund të them se jam trajneri më i mirë apo më i keq, por tani kam më shumë përvojë”.

“Ka shumë trajnerë më të mirë se unë, por kam pasur rastin të jetoj me këtë skuadër të Real Madridit dhe të bëj gjërat që kemi bërë”, përfundoi francezi.

Zidane me Realin e tij sonte do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit të ½ së finales përballë Bajernit të Munihut, ndaj së cilës skuadër në ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjermani kishte shënuar fitore me rezultatin 1:2, dhe është në rrugë të mirë që me skuadrën e tij të luaj edhe në finalen e tretë të Ligës së Kampionëve, ku gjithsesi do të pretendonte edhe titullin edhe tretë me rradhë.

Leave a Reply