Vëllaznimi i Gjakovës emëron Gani Sejdiun për trajner

Kur kanë mbetur vetëm edhe 4 xhiro deri në mbyllje të sezonit aktual në elitën e futbollit kosovar, drejtuesit e skuadrës gjakovare të Vëllaznimit me në krye, Agim Canën, kanë vendosur që Gani Sejdiun të emërojnë trajner të ri. Ai në këtë post do të zëvendësojë Arsim Gojanin, me të cilin drejtuesit e skuadrës gjakovare ishin ndarë menjëhërë pas barazimit pa gola, që Vëllaznimi e kishte arritur ndaj Besës nga Peja.

“Pas shumë bisedave unë pranova sepse nuk kam pas në plan të pranoj asnjë ofertë deri në fund të kampionatit, sepse edhe me herët kam refuzuar dy oferta pasi jam i interesuar që ta marrë një klub me një projektë serioz, dhe prej fillimit të kampionatit, por ishte tradita e klubit, simpatizuesit e klubit dhe këmbëngulësia dhe respekti që kam për kryetarin e klubit, zotri Agim Cana që të pranojë dhe të jap maksimumin tim që Vëllaznimin ta shpëtojmë nga rënia e që besojë fuqishëm se do ta arrijmë”, – deklaroi Sejdiu, i cili pritet që ti bashkohet skuadrës së Vëllaznimit që sot në stërvitje, ndërsa debutimin e tij do ta ketë që nesër në ndeshjen në transfertë kundër Vllaznisë së Pozheranit.

Për Gani Sejdiun Vëllaznimi i Gjakovës do të jetë klubi i tij i tretë që do të udhëheq gjatë këtij sezoni, pasi e kishte nisur me Ferronikelin, për të vazhduar më pas edhe me Trepça ’89.

Leave a Reply