Gafa e UEFA-s! Në faqen zyrtare “shpall” fituesin e Çampionsit para kohe!

Faqja zyrtare e UEFA-s në internet ka bërë një gabim të çuditshëm, që me siguri se nuk do të mirëpritet mirë nga ana e futbollistëve të Real Madridit.

Faqja zyrtare e qeverisë europiane të futbollit ka bërë një gafë, duke shkruar para kohe emrin e fituesit të Ligës së Kampionëve të këtij viti. Edhe pse deri në finalen e madhe të Kievit ka edhe 22 ditë, sipas UEFA-s, do të jetë Liverpulli skuadra që do të ngrejë lartë trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Një gabim i tillë teknologjik ka ndodhur në “headëaters” e faqes zyrtare të UEFA-s në internet, në të dyja versionet: anglisht dhe kastilianisht. Në të janë portretet e disa futbollistëve, nga të dyja skuadrat finaliste (Kros, Kristiano Ronaldo, Ramos, Salah, Van Dijk dhe Firmino), si dhe teksti “Season 2017-2018, Ëinner Liverpool”, me klubin nga “Enfilld”, që kurorëzohej kampion përmes stemës së vet.

Sidoqoftë, gabimi në faqen e internetit të UEFA-s nuk është e lehtë për t’u gjetur, pasi nuk mund ta arrinit atë nëpërmjet lundrimit të lirë.

Leave a Reply