Finalja e futsalit, Juventus Serava-Gemixhi i besohet një arbitri tetovar

Finalja e Kupës së Maqedonisë në futsal, ku mejdanin do të ndajnë skuadra shkupjane e Juventus Seravës dhe ekipi Gemixhi nga Velesi i është besuar arbitrit tetovar, Josip Barton, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit ishte edhe pjesë e Europianit të Futsalit që nga data 30 janar deri me 10 shkurt u mbajt në Slloveni, ndërsa pikërisht për këtë FFM vendosi që të delegojë këtë arbitër edhe për finalen e Kupës së Maqedonisë të këtij viti.

Ndihmës të tij në këtë përballje do të jenë dy arbitrat nga Gjevgjelia, Gjorgji Karajanov dhe Done Ristovski, teksa delegat i këtij takimi do të jetë Sllave Krstev nga Valandova.

Ndeshja finalen e Kupës së Maqedonisë në futsal midis Juventus Seravës dhe Gemixhi do të zhvillohet nesër (12 maj) me fillim në ora 19:30 në palestrën e qytetit në Gostivar.

Leave a Reply