Të shtunën zhvillohet edicioni i 42 i “Margaritarit të Maqedonisë”

Të shtunën në Shkup do të zhvillohet turneu në mundje “Margaritari i Maqedonisë”. Në edicionin e 42-të të këtij turneu prestigjioz të mundjes në vendin tonë do të marrin pjesë 60 mundës nga 11 shtete si Katari, Bjellorusia, Qipro, Rusia, Sllovakia, Hungaria, Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia.

Garat eliminatore do të nisin nesër nga ora 10-të, ndërsa në orët e pasdites do të mbahet ceromonia përmbyllëse dhe ndarja e çmimëve për më të mirët. Edicioni i sivjetshëm i “Margaritarit të Maqedonisë” do të zhvillohet në sallën e vogël në Kale.

Leave a Reply