Mohamed Sallah i kthen përgjigje Real Madridit

Mohamed Sallah ka reaguar pas spekulimeve rreth transferimit të tij nga Liverpulli, te kampionët në fuqi të Europës, Real Madridit, me të cilën skuadër ata do të takohen në finalen e sivjeme të Ligës së Kampionëve Europian.

Mirëpo Sallah nuk e ka mendjen tek spekulimet për të ardhmen e tij, duke pohuar se është i angazhuar për të arritur edhe më shumë me Liverpullin, edhe përkundër raporteve të ndryshme të mediave europiane se Real Madridi e dëshiron atë në rradhët e veta.

“Jam shumë i lumtur këtu, çdo gjë është mirë”, ka thënë fillimisht Sallah për gazetarët e pranishëm në ceremoni.

“Sigurisht që unë kam ambicie për të ardhmen time me Liverpullin”.

“Siç mund ta shihni, kemi pasur një sezon të mirë, tani jemi në finalen e Ligës së Kampionëve dhe të gjithë janë të ngazëllyer”, – transmeton “Albeu.com”.

“Është vetëm fillimi, ky është viti im i parë këtu dhe është e njëjtë për disa lojtarë të tjerë, por është vetëm fillimi”, – përfundoi ylli egjiptian.

Leave a Reply