Mançini zyrtarisht trajner i Italisë

Më në fund Roberto Mançin edhe zyrtarisht është trajner i ri i përfaqësueses së Italisë në futboll. Mançini ka firmosur marrëveshjen me Federatën Italiane, për të drejtuar kombëtaren e kaltër për dy vitet e ardhshme, ndërsa ka edhe një klauzolë për zgjatjen për dy vite të tjera, në rast edicioni të suksesshëm.

Tekniku nga Jesi erdhi vetëm sot në Romë, pasi përfundoi detyrën në Rusi me Zenitin, ndërsa menjëherë gjeti akordin me drejtuesit e Federatës.

Prezantimi zyrtari i Mancinit pritet të bëhet nesër, ndërsa debutimi do të jetë ndaj Arabisë Saudite më 28 Maj, në St. Gallen të Zvicrës.

Leave a Reply