Tyhel zyrtarizohet te PSZH-ja

Menjëherë pas përfundimit të sezonit 2017-2018, Paris Saint Germain ka zyrtarizuar edhe trajnerin që do të drejtojë skuadrën në dy sezonet e ardhshme.

Bëhet fjalë për ish teknikun e Borussias së Dortmundit, Tomas Tuchel, që do të marrë vendin e lënë bosh nga Unay Emery, kontrata e të cili skadoi në përfundim të sezonit.

Lajmin e ka barë të ditur vetë klubi francez nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku tregon se Tuchel ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare për të drejtuar skuadrën kryeqytetase.

“Mezi pres të filloj punën në këtë klub të madh, Është një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur dhe jam gati për ta përballuar me sukses këtë sfidë për karrierën time dhe për klubin e PSG-së”, dekalroi Tyhel në fjalët e para si trajner i parizienëve.

Leave a Reply