Bufon sot njofton pensionimin!

Juventusi ka njoftuar se kapiteni i tyre Xhanluixhi Bufon do të dalë sot në një konferencë për shtyp në ambientet e “Allianz Stadium”, mirëpo duke mos dhënë detaje rreth asaj se çfarë pritet të komunikojë portieri i tyre legjendarë para të pranishmive.

Fillimisht mendohet se do të jetë një konferencë shtypi lamtumire e portierit “bardhezi”, i cili pritet të “varë dorezat” pas përfundimit të sezonit aktual në fundjavë.

Një largim i tij i mundshëm përflitet prej kohësh, por tashmë duket se ka ardhur momenti. Kapiteni legjendar i bardhezinjve dëshiron të largohet si fitues, ndërsa me shumë gjasa të shtunën do të marrë edhe duartrokitjet e fundit të tifozëve juventin. Konferenca e paralajmëruar fillon në ora 11:30.

 

 

Leave a Reply