
Drita e Ardian Nuhiut ka shënuar fitore minimale, por shumë të vlefshme në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të, e para pas pauzës prej më shumë se dy muajsh për shkak pandemisë “Covid 19”, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra gjilanase në terren vendas falë golit të Astrit Fazliut me rezultatin minimal 1:0 mundi Flamurtarin nga kryeqendra kosovare.
Fazliu shënoi në minutën e 26-të pas një asisti të Xhevdet Shabanit, ndërsa pjesë e kësaj fitoreje ishin edhe dy futbollistët nga vendi ynë, Ardian Cuculi dhe Bunjamin Shabani.
Me këtë fitore, Drita e gjilanit morri kreun përkohësisht nga Ballkani, skuadër kjo që nesër do të zhvillojë ndeshjen e saj të javës së 23-të kundër Drenicës.
Skuadra e strategut shkupjan, Ardian Nuhiut, tashmë numëron 46 pikë, dy më shumë se Ballkani, ndërkohë me 41 pikë në pozitën e tretë renditet Gjilani, që nesër do të mirëpret Trepça ’89.
Ndërkohë sot përveç ndeshjes midis Dritës dhe Flamurtarit, në Drenas u zhvillua edhe takimi ndërmjet Feronikelit dhe Vushtrrisë. 3:1 ishte rezultati përfundimtarë i kësaj sfide, në të cilën golat për skuadrën e Niklit i shënuan Harmon Van Dave, Mevlan Zeka dhe Lapidar Lladrovci, teksa golin e nderit për mysafirët e realizoi, Valmir Azemi në minutat shtesë të pjesës së parë.