Struga Trim Lum mbylli bashkëpunimin me grekun Mazoulouxis

Struga Trim Lum ka njoftuar edhe për një ndarje tjetër në rradhët e saja. Pjesë e skuadrës strugane në sezonin e ri futbollistik nuk do të jetë mbrojtësi grek, Kyriakos Mazoulouxis.

Pas një edicioni të kaluar me fanellën “kuqebardh’, bashkëpunimi ndërmjet klubit dhe futbollistit grek Kyriakos Mazoulouxis ka ardhur në përfundim me skadimin e kontratës mes dy palëve.

Ai ekipit të Struga Trim Lum iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur erdhi nga ekipi i Panionios, duke zhvilluar 24 ndeshje kampionale dhe 1 gol të realizuar përballë FC Shkupit.

“Struga Trim Lum falënderon futbollistin grek për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit tonë.

Të gjithë nga Struga Trim Lum i urojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierën e mëtejshme profesionale.” – thuhet në Komunikatën zyrtare në klubit strugan.

Mazoulouxis është futbollisti i katërt nga reparti mbrojtës që largohet nga rradhët e Struga Trim Lum, pas Bojan Ilievskit, Gledi Micit dhe Maudo Jarjué. (infOSport.mk)

Leave a Reply