FFM pas arrestimit edhe të një ish presidenti: Dëmi kap shifrën e 2.5 mln eurove!

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka lëshuar një deklaratë zyrtare pas arrestimit të një ish-presidenti tjetër të këtij institucioni. Sot, u publikuan informacione rreth arrestimit të Ilço Gjorgioskit për keqpërdorime financiare gjatë kohës që ai ishte në krye të federatës.

Ndërkohë  FFM ka shprehur qëndrimin e saj mbi këtë temë. Ata nuk përmendën emra, por theksuan se tashmë kanë dorëzuar dokumentacion zyrtar tek autoritetet kompetente për shkeljet nga viti 2015 deri në vitin 2019.

“Lidhur me rastin që Federata e Futbollit të Maqedonisë ia raportoi Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit në vitin 2019, ju informojmë se pas kallëzimit të paraqitur, Drejtoria e Policisë Financiare kreu hetim, pas së cilës në vitin 2020 u paraqit një kallëzim penal përkatës në prokurorinë kompetente.”

“Sipas dokumentacionit të paraqitur në institucionet kompetente, dëmi total që i është shkaktuar Federatës së Futbollit të Maqedonisë në periudhën nga janari i vitit 2015 deri në fund të vitit 2019 kap shifrën prej më shumë se 2.5 milionë euro.”

“Në periudhën e kaluar, FFM nuk pati asnjë reagim mbi rrjedhën e procedurës dhe veprimet e mundshme të ndërmarra në këtë rast. Në fund të vitit 2025, Federatës iu kërkua të siguronte dokumentacion shtesë, i cili iu dorëzua plotësisht prokurorisë kompetente në fillim të vitit 2026. Në të njëjtën kohë, u dërgua përsëri një letër zyrtare që tregonte shumën e dëmit të përcaktuar dhe u dhanë informacione relevante shtesë.”

“Federata e Futbollit të Maqedonisë do të vazhdojë të bashkëpunojë plotësisht me të gjitha institucionet shtetërore kompetente në procedurat që lidhen me paligjshmëritë e mundshme dhe mbrojtjen e interesave të Federatës”, – është qëndrimi i FFM-së.

Gjatë periudhës së lartpërmendur, në krye të federatës ishin dy presidentë, fillimisht ishte Gjorgjioski që luante rolin e presidentit deri në vitin 2018-të, që më pas të pasohet nga Muhamed Sejdini, i cili gjithashtu u arrestua muaj më parë.

Leave a Reply