Haris Fakiç: Jam dhe do të mbetëm drejtor sportiv i Skenderbeut!

Drejtori Sportiv i Skenderbeut nga Shkupi, Haris Fakiç nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra korçare. Fakiç ka reaguar përmes një postimi në rrjetët sociale, pas lajmit të publikuar nga “Panorama Sport” në të cilin shkruhej për një kalim të tij te Kukësi.

Ja postimi i plotë i Haris Fakiçit:

Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot në gazetën ‘Panorama Sport’ dëshiroj të reagoj dhe mohoj kategorikisht lajmin.

Prej shumë vitesh jam pjesë e Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ dhe asnjëherë nuk kam dashur të reagoj në lidhje me ‘thashethemet’ e publikuara mbi klubin dhe për mua personalisht.

Lajmi për kalimin tim tek një klub tjetër është totalisht pa bazë dhe jo i vertet. Lajm i cili cënon dhe godet personalitetin tim.

Për këtë arsye jam i detyruar të reagoj ndaj shpifjeve në emrin tim. Haris Fakiç është dhe do të jetë drejtor Sportiv i Skënderbeut dhe nuk e mendon në asnjë moment kalimin tek një klub tjetër I Kategorisë Superiore.

Ndjehem mjaft mirë që jam pjesë e familjes bardhekuqe prej vitesh!

Me respekt,

Haris Fakiç

Leave a Reply