Panuçi zbardhi listën e futbollistëve për miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën

Trajneri i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Kristian Panuçi ka bërë publike listën e futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet miqësore me Kosovën (29 maj) dhe me Ukrainën (3 qershor).

Stratgu italian për këto du miqësore ka thirrur 24 futbollistë, të cilët nën drejtimin e trajnerit dhe stafit do të nisin përgatitjet në datë 26 maj në Cyrih të Zvicrës.

Në emëroren e publikuar spikasin emrat e rinj të Sindrit Gurit, i cili nga Kukësi u transferua te skuadra belge e Ostendes, si dhe ai i mbrojtësit Egzon Binaku, që luan me skuadrën suedeze të Malmos.

Në skuadrën “kuqezi” rikthehen sërish futbollistët Armando Vajushi dhe Emanuele Ndoji, që janë vlerësuar për tu grumbulluar për këto dy ndeshje.

Ndeshjen e parë miqësore Shqipëria do ta zhvillojë në Cyrih me datë 20 maj kundër përfaqësueses së Kosovës me fillim në ora 20:00, teksa atë kundër Ukrainës do ta zhvillojë me datë 3 qershor në Evian të Francës.

Lista e futbollistëve të grumbulluar:

Leave a Reply