5 finale, 2 trofe për Shkëndijën në kuadër të Kupës (VIDEO)

Shkëndija të mërkurën në mbrëmje zhvilloi finalen e saj të pestë në kuadër të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Për herë të parë në një finale skuadra tetovare kishte luajtur në vitin 2006, kur ishte mundur nga Makedonija Gjorçe Petrovi (2:3), ndërsa 7 vite më pas “kuqezinjtë” thjesht ishin të pafat, pasi u mundën nga Teteksi në ruletin e penaltive (1:1 k.rr. 5:6 pen.)

Trofeun e tyre të parë futbollistët e Shkëndijës e kishin fituar në vitin 2016-të, kur në finalen e zhvilluar në arenën “Filipi i Dytë” falë golave të shënuar nga Radeski dhe Zhunior kishin mundur Rabotniçkin me rezultatin 2:0.
Shkëndija edhe vitin e kaluar luajti në finale, mirëpo edhe përkundër faktit se ishte favorit i madh përballë Pelisterit, në fund u dorëzua në ruletin e penaltive, pasi ndeshja gjatë 90-të minutave ishte mbyllur me barazimin pa gola.

FUTBOLLISTET E SHKENDIJES NGREJNE LARTE EDHE TROFEUN E KUPES SE MAQEDONISË

FUTBOLLISTET E SHKENDIJES NGREJNE LARTE EDHE TROFEUN E KUPES SE MAQEDONISËUrime titullin e dyfishte ne futbollin vendor edhe nga "infOSport.mk".

Публикувахте от infosport.mk в 23 май 2018 г.

Mbrëmja e së mërkurës i vuri përballë sërish këto dy skuadra, mirëpo kësaj rradhe me një Shkëndijë shumë më të fortë dhe më të pjekur, e cila në asnjë momente nuk vuri në pikpyetje fitoren, me ç’rast në fund mundi Pelisterin me rezultatin 3:0, transmeton “infOSport.mk”.

Është kjo hera e parë në historikun 26-vjeçar të ndeshjeve finale të Kupës së Maqedonisë, që një skuadër shënon fitore me këtë rezultat (3:0), ndërsa rekordin e fitoreve më të larta e mban ish Slloga Jugomagnati, tashmë FC Shkupi, skuadër kjo që në finalen e vitit 2000 midis Prilepit kishte mundur Pobedën me rezultatin 6:0.

Një fitore tjetër të thellë në kuadër të ndeshjeve finale kishte arritur edhe Sileksi në vitin 1997, kur në Kavadar me rezultatin 4:1 kishte mundur Slloga Jugomagnatin.

Leave a Reply