Ndeshja ndaj Liverpullit, e fundit për Ronladon me Realin e Madridit!?

Ndeshja e 26-të majit, ajo e finales së Ligës së Kampionëve Europian, mund të jetë ndeshja e fundit e Kristiano Ronaldos me klubin nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas asaj që raporton “Diario Gol”, është Junajtedi skuadra që ka bërë gati një kontratë të madhe për 33-vjeçarin, i cili nuk ka fituar ndonjë gjë të rëndësishme këtë vit me Realin.

Kristiano Ronaldo thuhet se është i frustruar në faktin se Lionel Messi dhe Nejmar fitojnë më shumë se ai, por presidenti i Realit, Florentino Perez nuk dëshiron t’i ofrojë kushte më të mira.

Ky fakt ka bërë që “Djajtë e Kuq” të hedhin shikimin nga ai, me Ronaldon që thuhet se seriozisht po e konsideron ofertën e ish skuadrës së tij.

Hoze Murinjo është i gatshëm për të bërë një nënshkrim të madh pas dështimit të Poll Pogbas dhe Aleksis Sançez, ndërsa një rikthim i Ronaldos një “Old Traford” do të ishte një super përforcim për Junajtedin që pretendon të marrë primatin e fiqnjëve të tyre të Mançester Sitit në Angli.

Leave a Reply