La Liga-s i shtohet edhe një shqiptarë!?

Transferimi i Enis Bardhit te Levante ishte mjaft i bujshëm në Maqedoni, duke qenë se futbollisti shkupjan, i cili gjithashtu mbron ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë, firmoste për një skuadër të madhe në një ndër ligat më të fuqishme europiane, La Liga.

Ai në këtë ligë iu bashkua një tjetër shqiptari me origjinë nga Maqedonia, Riza Durmishit të Betisit, i cili megjithatë për opinionin në vendin tonë është shumë pak i njohur, duke pasur parasysh se gjithë karrierën e tij e kishte zhvilluar në Danimarkë, aty edhe ku kishet lindur, ndërsa tashmë mbron edhe ngjyrat e kësaj kombëtare.

Pas tyre në La Liga gjatë janarit të këtij viti u transferua edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, edhe atë duke qenë shokë skuadre me Enis Bardhin, ndërsa rrugës për të qenë pjesë e kampionatit elitar spanjoll, është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, për shërbimet e të cilit po interesohet skuadra e Xhironas.

Balliu aktualisht është pjesë e skuadrës franceze të Metz, mirëpo me rënien të kësaj skuadre nga kategoria, duket se e ardhmja e 26-vjeçarit do të jetë larg Francës.

I rritur në Spanjë, Balliu nuk do ta ketë të vështirë të ambientohet, pasi më parë ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, ndërkohë që ka luajtur edhe për moshat e kombëtares spanjolle. Të interesuara për Balliun, janë edhe skuadra si Levante apo Eibar, por mesa duket Xhirona është ajo që po merret më seriozisht me këtë situatë.

Leave a Reply