Përveç prezantimit sonte, Dua Lipa parashikon edhe fituesin e LK

Sonte do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Liverpulit dhe Real Madridit, ku në ceremoninë hapëse të kësaj finaleje, do të marrë pjesë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Duke qenë se do të jetë pjesë e kësaj finaleje, atëherë mediat nuk mund të rrinin pa marrë një opinion nga këngëtarja në lidhje me fituesin e Ligës së Kampionëve.

Dua Lipa është treguar e sinqertë duke treguar se parashikimi do të jetë i njëanshëm pasi ajo është angleze.

“Duke qenë se jam britanike, atëherë edhe parashikimi im do të jetë i njëanshëm prandaj them se këtë finale do ta fitojë Liverpuli”, u shpreh Dua Lipa. (vipspor.al)

Leave a Reply