F1, Rikiardo dominon në Montekarlo, Hamilton i treti!

Piloti i skuderisë së Redbullit, Daniel Rikiardo ka fituar Çmimin e Madh të Monakos që u zhvillua këtë fundjavë në kuadër të kampionatit në Formula 1. Rikiardo garën e zhvilluar në Montekarlo e mbylli i pari me kohën 1 orë e 42 minuta e 54 sekonda, duke lënë pas vetes Sebastian Fetelin e Ferrarit dhe Luis Hamiltonin e Mercedesit.

Top 5-shja në Monako u kompletua me Kimi Raikonen e Ferrarit që u rendit në vendin e katërt, duke u ndjekur nga bashkëkombasi i tij Valteri Botas që garon për skuderinë e Mercedesit. Pas 6 garave të zhvilluara në këtë sezon të Formulës 1, kryesimin për pilotë e mban Hamiltoni me 110 pikë, ndërsa ndiqet nga Feteli me 96 pikë të tubuara.

Leave a Reply