Zënkë mes futbollistëve të  kombëtares gjermane në stërvitje

Mbrojtësit e kombëtares gjermane, Xhoshua Kimih dhe Antonio Rudiger për pak sa nuk u rrahën në njërën nga stërvitjet e fundit të “pancirëve” në prag të përgatitjeve për Kampionatin Botëror në Rusi.

Sipas asaj që ka publikuar “Bild” që të dy ishin zënë gjatë stërvitjes, që më pas të masin forcat kokë më kokë, mirëpo gjithçka ishte qetësuar pas ndërhyrjes së njërit prej anëtarëve të shtabit teknik të kampionëve të Botës, Miroslav Klose.

“Vërtetë lufta është serioze. Të gjithë duan të luftojnë për një vend në formacion dhe të jenë titullarë në Kampionatin Botëror” – kishte komentuar qendërmbrojtësi i Bajernit të Munihut, Mats Humels.

Gjermania në KB “Rusi 2018” do të jetë pjesë e grupit “F” së bashku edhe me Meksikën, Suedinë dhe Republikën e Koresë.

Leave a Reply