Shaban Asani ndërmjetësues në transferimin e Demir në Serbi (VIDEO)

Futbollisti i talentuar shkupjan, Benjamin Demir, ndryshe djali i ish futbollistit Eroll Demir, karrierën e tij do ta vazhdojë në Serbi te skuadra e Spartak Subotica, që sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në eliminatoret e Liga Europa. Mbi të gjitha në rolin e ndërmjetësuesit në transferimin e anëtarit të përfaqësues shpresa të Maqedonisë, ishte shkupjani Shaban Asani – Tabaku, që njëherit ishte edhe më i merituari për këtë transferim.

22-vjeçari Demir së fundmi ishte pjesë e Skopjes, për të cilën skuadër në 27 ndeshje realizoi dy gola, ndërsa vlen të ceket se gjatë karrierës së tij ai gjithashtu kishte veshur fanellat e skuadrave të Rabotniçkit, Pelisterit,  Teteksit, Inter Zzapreshiç si dhe Hajduk Split II.

SUPER GOL I BENJAMIN DEMIR NDAJ RABOTNIÇKIT

SUPER GOL I BENJAMIN DEMIR NDAJ RABOTNIÇKITRABOTNIÇKI – SKOPJE 1:1(B. Demir 39')

Публикувахте от infosport.mk в 20 май 2018 г.

Leave a Reply