Ermedin Adem vazhdon “bardheblu” deri në vitin 2020

Ermedin Adem do të vazhdojë të mbetet pjesë e FC Shkupit edhe për sezonet e ardhshme. Mesfushori defansivë ka rinovuar kontratën me skuadrën e Shkupit deri në vitin 2020. Adem që pjesë e Shkupit është që nga viti 2015, në sezonin që lamë pas ishte njëri nga futbollistët kyç të skuadrës “bardheblu”, duke luajtur në 34 ndeshje dhe regjistroi tri gola dhe tri asiste.

Deri më tani me Shkupin kontratat i kanë vazhduar Suat Zendeli, Muharem Bajrami, Blazhe Ilijoski, Kristijan Stojkoski, Alen Jasharoski dhe Bllagoja Ljamçevski.

Leave a Reply