Muslera rrezikon të mos luaj në KB “Rusi 2018”

Portieri titullarë i Uruguait, Fernando Muslera rrezikon të mos luaj në Botërorin “Rusi 2018”, eveniment ky që starton pas dy javësh. Portieri i Galatasarajit kishte pësuar një lëndim në një nga stërvitjet e fundit të kombëtares uruguaiane, ndërsa nuk dihet nëse do të kurohet me kohë.

Ai do të duhet të ju nënshtrohet disa kontrolleve më detajuese, për të konfirmuar shkallën e dëmtimit.

Muslera për shumë vite me rradhë është pjesë e Kombëtares së Uruguait, për të cilën ka zhvilluar 96 ndeshje.

Dy herë kampionët e Botës ndeshjen e tyre të parë në kuadër të Botërorit në Rusi do të kenë me 15 qershor kundër Egjiptit, ndërsa dy kundërshtarët e tjerë të grupit do të jenë Arabia Saudite dhe Rusia, që një ditë më parë edhe zyrtarisht do të hapin këtë event të rëndësishëm futbollistik.

Leave a Reply