Anglia i nis me këmbë të mbarë miqësoret para Botërorit në Rusi (VIDEO)

Anglia i ka nisur me këmbë të mbarë ndeshjet miqësore në prag të Botërorit “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.

“Albioni Krenar” mundi Nigerinë me rezultatin 2:1, në ndeshjen e zhvilluar  në “Uembli” para 70 mijë tifozëve.

Gari Kehill (7’) dhe Hari Kejn (39’) ishin autorë të golave për Anglinë, teksa për Nigerinë golin e vetë e realizoi Aleks Iuobi në minutën e 47-të.

Ishte kjo miqësorja e parë nga dy kontrollueset që kanë paraparë anglezët para Botërorit në Rusi, pasi “Tre Luanët” 5 ditë më vonë do të takohen me Kosta Rikën. Për Nigerinë ishte kjo ndeshja e dytë miqësore, pas atij barazimi 1:1 ndaj Kongos, ndërsa me 6 qershor kundër Çekisë do të zhvillojnë edhe takimin e tretë miqësor kundër Çekisë.

Leave a Reply