Njihuni me Kombëtaret më të  vlefshme në KB “Rusi 2018”

Kampionati Botëror “Rusi 2018” do të startojë më 14 qershor me sfidën e grupit “A”, Rusi-Arabi Saudite.

Të gjitha kombëtaret tashmë kanë publikuar edhe futbollistët që do të marrin pjesë në këtë garë prestigjioze botërore.

Portali i specializuar “transfermarkt.de” vazhdimisht po sjellë statistika të ndryshme sa i përket ekipeve pjesëmarrëse në “Rusi 2018”.

Së fundi janë kalkuluar edhe shifrat e vlerësimeve të futbollistëve dhe në fund ka rezultuar se kombëtarja më e shtrenjtë është ajo e Francës.

Kjo e fundit kushton në total 1.08 miliard euro duke lënë pas Spanjën me 400 milionë më pak, përkatësisht 1.04 miliard.

Pas dy kombëtareve europiane renditet Brazili me 950 milionë euro, Anglinë me 874 dhe Gjermaninë kushtojnë dy milionë më pak se anglezët.

Lista e kombëtarëve  më të shtrenjta në KB “Rusi 2018”
Franca   1.08 miliard euro
Spanja 1.04 miliard
Brazili 950 milionë
Anglia 874 milionë
Gjermania 872 milionë
Belgjikë 758 milionë
Argjentina 708 milionë
Portugali 468 milionë
Uruguai 367 milionë
Kroacia 341 milionë

Leave a Reply