Mesazh me shumë peshë për Vokrin nga aktori serb, Trifunoviq

Vdekja e numrit një të futbollit kosovar Fadil Vokrri, pa dyshim se kishte prekur shumë persona. Një ndër ta ishte edhe aktori serb, Sergej Trifunoviq, i cili përmes “Tëitter” kishte shfrytëzuar mundësinë që të shkruaj disa fjali me shumë peshë për Vokrrin.

Në opinionin serb është e njohur se Trifunoviq është fans i madh i klubit të Partizanit, ku Vokrri kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij, ndërsa me këtë rast aktori serb zgjodhi disa rreshta që ta përkujtojë madhështinë e futbollistit kosovar.

“I solli titullin Partizanit, e më pas hoqi fanellën që të shihnin të gjithë se gjatë tërë ndeshjes kishte luajtur me 4 brinjë të thyer. Fadil Vokrri, Zidane para Zidanit”, kishte shkruar Sergej.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply