Pamje nga përleshja e mbrëmshme e tifozëve gjatë meçit, Fjuri-Seferi (VIDEO)

Në mungesë të një boksi cilësor midis Tajson Fjurit dhe Sefer Seferit në ring, ishin tifozët e pranishëm në palestrën e Mançesterit që krijuan një arenë tjetër boksi, e në të cilën u përfshinë më shumë persona.

Pamjet nga kjo përleshje masive, që në një moment tërhoqi edhe vëmendjen e të dy boksierëve në ring mund ti shihni në dy videot e mëposhtme, ndërsa ende nuk dihen arsyet se pse erdhi deri te një zënkë e tillë dhe kush e shkaktoi të njëjtën.

Ndryshe sa i përket luftës mes boksierit britanik dhe atij shqiptarë nga Korita e Gostivarit, ajo i takoi Tajson Fjurit, pasi Sefer Seferi dorëzoi luftën pas raundit të katërt.

Leave a Reply