Mësohet delegacioni serb që do të marrë pjesë në varrimin e Vokrrit

Sot po i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit. Në mesin e delegacioneve të shumta që do të jenë prezente për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit të Federatës së Futbollist të Kosovës, do të jetë edhe kryetari i klubit më të madh serb, Partizan, Milorad Vuçeliq.

Madje, thuhet se ai do të vijë me aeroplan privat bashkë me ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Serbisë në mandatin kur FFK u pranua ne UEFA e FIFA, Tomislav Karaxhiq.

Legjenda Fadil Vokrri gëzon respekt të madh te skuadra e Partizanit, pjesë e së cilës ishte për tre vite me rradhë (1986-1989), ndërsa pikërisht në kohën kur mbante veshur fanellën e “bardhezinjëve” nga Beogradi, Vokrri luante edhe për reprezentacionin e Jugosllavisë.

Leave a Reply