Prishtina nuk njeh rival, mund kampionët e Trepçës

Prishtina vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit kosovar nën drejtimin e Mirel Josës. Sot prishtinasit kanë gjunjëzuar kampionët në fuqi të Trepça 89 në duelin më të rëndësishëm të javës së 10-të, duke i mundur mitrovicasit me rezultatin 2:0.

Që të dy golat për Prishtinën në këtë ndeshje i realizoi ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ahmed Jonuzi, edhe atë që në pjesën e parë, në minutat 6-të dhe 35-të.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Prishtinën e Josës, që ngjitet në vendin e tretë me 18 pikë, 2 më pak se Llapi i Podujevës, që mban kreun e renditjes. Skuadra ku militon sulmuesi tetovarë, Miran Maksuti gjatë ditës së djeshme mundi Flamurtarin e portierit shkupjan, Krenar Ramadani, ndërkohë përveç këtij takimi dje u zhvillua edhe përballja midis Feronikelit të strategut shkupjan,  Zekirja Ramadani dhe Lirisë së trajnerit Blendi Shkëmbi, ku në fund fitore minimale 0:1, iu gëzua skuadra prizrenase.

Ndërkohë në ndeshjet e sotme Gjilani dhe Besa e Pejës shfrytëzuan terenin vendas, duke shënuar fitore përballë Drenicës, gjegjësisht Vllaznisë së Pozheranit, teksa ndeshja e zhvilluar në Gjakovë midis Vëllaznimit  dhe Dritës nga Gjilani u mbyll me shifrat 1:1.

Superliga e Kosovës, Java X

Besa Peje 3 – 1 Vllaznia Pozheran
Gjilani 2 – 1 Drenica
Trepca 89 0 – 2 Prishtina
Vellaznimi 1 – 1 Drita
KF Feronikeli 0 – 1 Liria
Llapi Podujevë 1 – 0 Flamurtari

Leave a Reply