E bujshme, një tetovar gati të veshë fanellën e Lacios!

Një tjetër futbollist shqiptar pritet ti bashkohet Lacios në “Serie A”. Bëhet fjalë për futbollistin shqiptarë me origjinë nga Tetova që aktualisht luan në Spanjë me skuadrën e Betisit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Igli Tare, ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Betisit për kartonin e Riza Durmishit, që do t’u kushtojë arkave të skuadrës së kryeqytetit italian 7 milionë euro.

Mbeten për t’u përcaktuar vetëm disa detaje të vogla me mbrojtësin shqiptar, i cili  përfaqëson Danimarkën në rang kombëtaresh.

Durmishi konsiderohet një lojtar polivalent, mund të luaj në mbrojtës i majtë, por edhe si mesfushor me rreshtimin me 5 në mesfushë.

Për trajnerin Simone Inzagi është alternativë përfekte për boshnjakun Senad Luliç. Sezonin që lamë pas Riza Durmishi me fanellën e Betisit zhvilloi 24 ndeshje në La Liga, duke regjistruar edhe dy gola dhe 3 asiste.

Leave a Reply