Çampionsi, Reali ndalet me barazim nga Totenhemi në “Bernabeu” (VIDEO)

Real Madridi është ndalur me barazim 1:1 nga Totenhemi në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëe evropian. Ndeshja e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” në kuadër të gurpit ‘H’, nuk doli prej pritshmërive, me të pranishmit në stadium që nuk arritën të shohin atë skuadër të Realit që dominon 100 % kur luan në fushë të tyre.

Të parët që shkuan në avantazh ishin anglezët, të cilët nëpërmjet autoglit të Varanes shkuan në epërsi 0:1 në minutën e 28-të, ndërsa Reali barazoi me anë të Ronaldos, me këtë të fundit që ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 43-të.

Për të dyja skuadrat ky ishte barazimi i parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pasi në dy ndeshjet paraprake që të dyja kanë shënuar fitore.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të grupit ‘H’  APOEL Nikosia barazoi me Dortmundin 1:1, ndërsa në grupin ‘G’ , Monako u mund nga Beshiktashi në shtëpi të vetë me rezultat 1:2, teksa Lajpcigu fitoi Porton me shifra 3:2. /InfOSport.mk

Leave a Reply