Egjipti-Uruguai, njhuni me formacionet e mundshme dhe disa kuriozitete nga kjo ndeshje

Dueli mes Egjiptit dhe Uruguait është shumë i veçantë pasi vë përballë nga një anë ekipin që merr pjesë për herë të tretë në këtë aktivitet dhe nga ana tjetër atë që e ka fituar dy herë turneun.

Në këtë grup, sfida nuk është aspak e lehtë, pasi bëhet fjalë për skuadrat që do të sfidojnë Rusinë për një nga dy vendet që të çojnë në fazën tjetër, ndaj një rezultat pozitiv në përballjen direkte është i domosdoshëm.

Egjipti

Përfaqësuesja e Egjiptit, e drejtuar nga Hektor Kuper, mund të jetë një eksperte e Kupës së Afrikës, të cilën e ka fituar 7 herë, por Botërori është diçka e re për të, ndryshe nga Uruguai që ka shumë eksperiencë. “Faraonët” mungojnë në këtë aktivitet që nga viti 1990 dhe vetëm magjitë e Mohamed Salah e kthyen përsëri në këtë turne. Dëmtimi i yllit të Liverpulit mund tët jetë faktor në rrugëtimin e skuadrës që ka shfaqur vështirësi të mëdha pa të në fushë.

Egjipti vjen në turne me 6 ndeshje radhazi pa fitore, por ngushëllimi është se Kuper ka vendosur një stil loje më mbrojtës dhe që nga viti 2015, kur ai mori drejtimin, ekipi ka humbur vetëm një ndeshje me më shumë se një gol diferencë.

Uruguai

Teknikisht, Uruguai është skuadra më e suksesshme e grupit, me 2 tituj Botërorë dhe me një vend në katërshe në 2010-ën. Sigurisht kjo i bën favoritë për të vazhduar më tej, të udhëhequr nga Kavani dhe Suarez të cilët së bashku kanë shënuar 71 gola në 99 ndeshje në edicionin e fundit me klubet përkatëse.

Suarez ka 51 gola në 98 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij dhe me 3 gola të shënuar në Rusi, mund të barazojë rekordin kombëtar. Edhe forma që po kalon kjo përfaqësuese është e shkëlqyer, pasinë 6 ndeshjet e fundit është mundur vetëm 1 herë dhe 3 nga takimet i ka mbyllur pa pësuar gol. Për më tepër, Egjipti nuk është mundur asnjëherë ndaj një ekipi afrikan në Kupën e Botës.

Personazhet

Mohamed Salah pritet të jetë protagonisti kryesor për Egjiptin dhe një nga yjet e këtij Botërori, për sa kohë që do të arrijë të tërheqë me vete kombëtaren. Ramadan Sobhi, Abdallah El-Said dhe Mohamed Elneni priten të jenë pjesë e vazhdimësisë gjithashtu, duke garantuar forcë e cilësi në fazën sulmuese.

Te Uruguai, Kristian Rodroguez dhe Nahitan Nandez duelojnë për një vend në mesfushë, ndërsa në prapavijë, Kaceres dhe Silva gjithashtu do të jenë në dyshim deri në minutën e fundit. Kavani do të jetë qendërsulmuesi, me Suarez i cili do të duhet të përshtatet shpesh në rolin e organizatorit për përfaqësuesen e tij. (vipsport.al)

Leave a Reply