Granit Xhaka largohet nga Arsenali!

Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali pas shtatë viteve të kaluara në kryeqytetin anglez.

E ardhmja e mesfushorit shqiptar mund të jetë sërish në Bundesliga, ku kishte kaluar katër vite te Borussia Monechegladbach.

Sulmuesi francez Moussa Diaby është objektivi kryesor i Arsenalit për repartin ofensivë me anësorin që po shkëlqen te Bajer Leverkuseni.

Pikërisht Xhaka mund të përfundojë te Bajer Leverkusen pasi klubi gjerman i ka ofruar Arsenalit një shkëmbim të futbollistëve.

Vlera e Diabyt në tregun e transferimeve është 100 milionë euro, shumë që Arsenali nuk është gati ta paguaj.

Megjithatë drejtuesit e klubit gjerman i kanë propozuar Arsenalit që ta përfshijnë Xhakën në ofertë në mënyrë që të ulet çmimi i francezit.

Leverkusen është gati t’i ofrojë Xhakës një kontratë afatgjate vetëm që të transferohet në “Bay Arena”.

Por mbetet të shihet nëse Xhaka do të pranojë rikthimin në Bundesliga, pasi interesim për të ka shfaqur edhe Roma.

Leave a Reply