Pas titullit kampion, Bunjamin Shabani morri edhe titullin më të bukur në Botë, BABA

Muaji maj i vitit 2023 do të mbahet mend gjatë kohë për Bunjamin Shabanin. Kumanovari pasi të dielën festoi titullin e kampionit me Struga Trim Lum, vetëm një ditë më pas, i njëjti morri edhe titullin më të bukur në Botë, BABA.

Një gjë të tillë Shabani sikur e paralajmëroi edhe ditën e ndeshjes kundër Sileksit, kur pas shënimit të golit të tij të parë nga penaltia në minutën e 47-të, morri topin dhe festoi për bebushin që do i vinte në jetë.

Fëmiu i parë i tij është vajzë, dhe me siguri që kjo është dhurata më e bukur që Shabani ka marrë ndonjëherë.

Neve si “infOSport.mk” i urojmë Bunjamin Shabanit lindjen e vajzës, por njëkohësisht edhe titullin kampion, me shpresë se muajin maj do e kurorëzojë edhe me një trofe tjetër me datë 20, duke fituar edhe Kupën e Maqedonisë me skuadrën e Struga Trim Lum.

Leave a Reply