Menaxherë të Beshiktashit në Shkup pas talentit shqiptarë të Rabotniçkit, Ferati?!

Talenti shkupjan, Besnik Ferati, sërish është vënë në fokus të menaxherëve të huaj, sidomos nga Turqia. Paraqitjet e tij të mira me fanellën e U19 të Maqedonisë kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, para tre javësh  gjatë një turneu në Erzurum të Turqisë kanë bërë që Ferati sërish të vihet në shënjestër të menaxherëve turq.

Pas Fenerbahçes, tani një tjetër skuadër e madhe turke, Beshiktashi ia ka vënë syrin 18-vjeçarit, Ferati.

Mësohet se menaxherë të “Shqiponjave të Zeza” nga Stambolli janë parë sot (e mërkurë) në hotel “Marriott” në Shkup me pjesëtarë të familjes së Feratit.

Në atë takim jozyrtarishtë mësojmë se turqit i kanë ofruar talentit Ferati një ofertë, e cila mund ta tundoj atë për tu transferuar te gjigantët turq. Çfarë mund të ndodh pritet të shohim në ditët në vijim.

Kujtojmë se, Ferati para disa muajve ishte në testime në Akademinë e Fenerbahçes, duke i lënë përshtypje pozitive stafit të trajnerëve të gjigandit turk.

Ferati para pak kohësh u bë pjesë e Rabotniçkit nga Shkupi, duke nënshkruar kontratë 4-vjeçare.

Leave a Reply