Shkëndija përballë skuadrës së ish trajnerit të saj Bruno Akrapoviç

Shkëndija e Tetovës prej sot edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror, ndërkohë drejtuesit bashkë edhe me stafin teknik janë duke punuar rreth ndeshjeve miqësore që skuadra e tyre do ti zhvillonte në kuadër të kësaj faze përgatitore.

‘infOSport.mk’ mëson se një ndër ndeshjet miqësore që Shkëndija do ti zhvillojë në Antalia të Turqisë, do të jetë edhe ajo kundër skuadrës bullgare të Lokomotiv Plovdivit, që udhëhiqet nga ish strategu i ‘kuqezinjëve’, Bruno Akrapoviç.

Skuadra e Shkëndijës drejt Turqisë do të niset me 22 janar, ndërsa përveç takimit me Lokomotiv Plovdivin me 28 janar, skuadra e trajnerit Osmani ka paraparë të zhvillojë edhe tre ndeshje të tjera.

Rikujtojmë Bruno Akrapoviç në krye të Shkëndijës qëndroi për 10 muaj, duke e udhëhequr skuadrën në 33 ndeshje, përfshirë këtu edhe 8 ndeshjet në kuadër të Liga Europa, kur për herë të parë dërgoi Shkëndijën deri në fazën ‘play-off’.

Ndryshe strategu boshnjak Shkëndijën e udhëhoqi në 33 ndeshje, duke regjistruar 22 fitore, 4 barazime dhe 7 disfata.

 

Leave a Reply